Grabitja me vdekje në Fier, burg 3 autorëve. Demiraj: Falje popullit dhe…

Mar 5, 2018 | 15:40
SHPËRNDAJE

MAJLINDA RAMA/ Autoret e grabitjes ne Fier me pasoje vrasjen e Agur Vernozit dhe plagosjen e pronarit te pikes se kembimit valotur kane dale sot para gjyqit.

Gjykata e Fierit ka  vendosur masën arrest me burg për tre autorët.

Zini Fyraj dhe Dashamir Gergali, dy prej autorëve të grabitjes së pikës së këmbimit valutor në Fier nuk kanë folur fare në seancën e sotme në Gjykatën e Fierit, ku u dha vendimi për masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Ai ka shprehur pendesë dhe ka kërkuar falje. “Jam penduar. I kërkoj falje popullit dhe drejtësisë”, tha Demiraj.

Autori i dyshuar për vrasjen e Agur Vrenozit gjatë grabitjes së pikës së këmbimit valutor në qytetin e Fierit, ka deklaruar para hetuesve se nuk ka qenë ai që ka qëlluar me armë.

grabitja-fier

Lulzim Demiraj, 43 vjeç, nga fshati Vajzë në Vlorë, shkoi për të grabitur mesditën e së premtes dyqanin “Exchange” të 64-vjeçarit Gëzim Hoxha. Në momentin që po detyronin të moshuarin t’u dorëzonte paratë, ndërhyri për t’i ardhur në ndihmë 54-vjeçari Vrenozi.

Por, ky i fundit u qëllua me plumb në kokë me kallashnikov dhe ndërroi jetë disa orë pas ngjarjes në spital. Grupi hetues dyshon se personi që ka shkrehur armën është pikërisht 43-vjeçari nga Vlora.

Por, vetë Lulzim Demiraj ka thënë për hetuesit gjatë marrjes në pyetje se, bashkë me dy të arrestuarit e tjerë, Zini Fyraj, 37 vjeç banues në Sevaster, Vlorë dhe Dashamir Gergali, 41 vjeç banues në Zhupar, Fier, kishin për qëllim vetëm grabitjen e pikës së këmbimit valutor për shkak të gjendjes ekonomike dhe se nuk mban mend çfarë ka ndodhur, pasi situata u doli nga kontrolli.

“Nuk e kam qëlluar unë. Nuk mbaj mend se si ndodhi. Unë di që gjerat ndodhën shpejt. Ne nuk kemi shkuar atje me qëllim të lëndonim ndonjë. Situata erdhi ashtu dhe nuk e mbaj mend se si ka ndodhur”, mësohet të ketë thënë ndër të tjera Lulëzim Demiraj, i cili është shprehur i penduar në sytë e hetuesve.

Edhe Zini Fyraj, i cili bashkë me 43- vjeçarin hynë në pikën “Exchange”, ka deklaruar se është detyruar të kryejë grabitje, pasi gjendet në vështirësi ekonomike. 37-vjeçari nga Vlora rezulton se është arrestuar dhe në korrik të vitit 2017 për vjedhje, por në rrethana krejt të paqarta ka rifituar lirinë.

Dalja e tij nga burgu erdhi për shkak se nuk faktohej me prova përfshirja e tij në një vjedhje të ndodhur më 30 qershor në lagjen “24 Maji” në Vlorë, ku nën kërcënimin e armës së zjarrit, disa persona mes të cilëve dhe Fyraj, i kanë vjedhur 29-vjeçarit A.B. 4000 euro.

Ndërkohë, Gëzim Hoxha, pronari i pikës “Exchange”, ndodhet ende në gjendje të tronditur nga ngjarja. Fqinjët e tij shprehen se 64-vjeçari ka pësuar goditje të rëndë psikologjike bashkë me të shoqen, sidomos kur kanë marrë vesh për vdekjen e Vrenozit. Ndërkohë, ditën e sotme pritet të jepet masa e sigurisë për tre autorët e grabitjes së përgjakshme në Fier.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura