Grabitja e bankës te “Treni”, pranga dy ish-policëve privatë të Safet Gjicit

Jan 21, 2016 | 17:27
SHPËRNDAJE

Policia e Tiranës ka arrestuar sot dy punonjës të policisë private, të cilët akuzohen për vjedhje duke shpërdoruar detyrën.

Grabitja1Bëhet fjalë për grabitjen spektakolare me armë të një banke të nivelit të dytë, e ndodhur më 13 shkurt të vitit të shkuar, pranë ish-Stacionit të Trenit.

Kështu, sipas njoftimit të Policisë, të arrestuarit janë Ilir Syla, 46 vjeç, lindur në Krujë dhe banues në Tiranë, me detyrë ish-punonjës i policisë private “Euro Gjici” dhe Dritan Duka, 25 vjeç, lindur në Përrenjas dhe banues në Tiranë, gjithashtu ish-punonjës i policisë private.

Banka e nivelit të dytë u grabit më 13 shkurt të vitit të kaluar në mënyrë spekakolare. Prej saj u morën 2 mln euro, ndërsa grabitësit u larguan me shpejtësi.

Nga këqyrja e kamerave të sigursë, rezultoi se policët privatë neglizhuan detyrën çka ngre dyshime se mund të kenë qenë të përfshirë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura