Grabitja e bankës në ish-Bllok, mes të arrestuarve djali i Nehat Kullës

Aug 31, 2016 | 19:57
SHPËRNDAJE

Policia e Tiranës ka arrestuar tre grabitësit që vodhën kasafortën e një banke të nivelit të dytë në zonën e Ish-Bllokut.

Lajmin e bëri të ditur drejtori i Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj, i cili mbajti një konferencë për mediat në orën 19:30.

Kështu, janë arrestuar tre persona në operacionin e zhvilluar ditën e sotme në Tiranë. Të arrestuarit në operacionin “Depërtimi” janë:

1-            Roland Liti (Zekaj) 37 vjeç lindur dhe banues ne Tirane, me arsim 8 vjecar,,i denuar me pare per vjedhje;

2-            2-Alan Babamato 23 vjeç lindur ne Fier dhe banues ne Tirane,me arsim te larte, i padënuar;

3-            Robert Kulla, 35 vjeç lindur dhe banues ne Tirane, me arsim 8 vjecar,i denuar me pare per rrembim mbajtje peng personi,armembajtje pa leje.

Ky i fundit mësohet se është edhe djali i Nehat Kullës, i dënuar për vrasje dhe i cilësuar si i forti i Tiranës në vitet ’90-të.

“Gjate kontrollit te banesave te ketyre shtetasve u gjeten dhe u sekuestruan me cilesine e proves materiale:

-nje automjet i markes benz tip ML me targe AA205KA;

-nje automjet i markes opeal tip corsa me targe AA178NC;

-nje shume prej 16.730 dollare amerikane;

-nje shume prej 10.480 euro -2,625.000 leke te vjetra shqiptare;

-karta sim dhe aparate celulare;

-nje sasi fishekesh arme gjahu Si dhe sende te tjera qe sherbejne per hapje dyersh brava celsa te ndryshëm.

Po punohet per identifikimin e personave te tjere te perfshire ne kete ngjarje Në përfundim janë kryer veprimet proceduriale dhe materialet do t’i dergohen Prokurorise Rrethit Gjyqesor , Tirane, per vepren penale te ”vjedhjes se bankave dhe arkave te kursimit”, kryer ne bashkepunim parashikuar nga nenet 136/2 te K.Penal”, tha Drejtori i Policisë në deklaratë për mediat.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura