Grabitja e 180 mijë USD, dyshime të forta për informatorë të brendshëm

Apr 27, 2016 | 10:46
SHPËRNDAJE

Burime nga grupi hetimor thanë se nga disa dëshmi të mbledhura dhe nga disa verifikime të kryera pas grabitjes së ndodhur para hotel “Sheraton”, autorët e grabitjes kanë pasur dijeni për çdo lëvizje të punonjësve të këmbimit valutor.

Foto nga vendi i ngjarjes ku ndodhi grabitja e kambistit
Foto nga vendi i ngjarjes ku ndodhi grabitja e kambistit

Të njëjtat burime thanë se nga hetimet ka rezultuar që grabitësit janë parë duke lëvizur rreth zonës ku ndodhi ngjarja, disa herë të tjera para se të kryenin grabitjen.

Grupi hetimor nuk e përjashton mundësinë që në grabitjen e djeshme të jenë të përfshirë edhe persona të brendshëm të kompanisë, që mund të kenë informuar autorët e ngjarjes.

Kjo, pasi nga të dhënat e deritanishme, ata kanë qenë në dijeni të orarit dhe vendit ku do të tërhiqeshin paratë, madje edhe se shuma që do të tërhiqej ishte e konsiderueshme. Për këtë arsye do të verifikohen edhe punonjësit e tjerë të agjencisë së këmbimit valutor.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura