Grabiti e vrau ish-policin, ekstradohet në Itali 26-vjeçari shqiptar (Foto)

May 24, 2016 | 20:03
SHPËRNDAJE

I kërkuar nga drejtwsia italiane për vrasje në Garfagnana, ekstradohet në Itali Florind Marini, i cili ishte pjesë e grupit që vrau ish-policin në pension në Minucciano më 15 janar të vitit 2013.

27-vjeçari Marini, një prej tre autorëve të vrasjes së 82-vjeçarit italian, Ugo Canozzi, u ekstradua sot drejt Italisë.

Mediat italiane shkruajnë se Marini, i arrestuar në Shqipëri, mbërriti në aeroportin e Fiumicino-s në Romë në 13:00, i shoqëruan nga agjentë të Interpolit.

Florind Marini
Florind Marini

Shqiptari u dërgua në burgun e Rebibbia-s, pasi ndaj tij është vendosur masa e sigurisë arrest me burg nga gjykata italiane e Lucca-s.

NGJARJA

Bëhet fjalë për ngjarjen e vitit 2013, kur Marini së bashku me Lorenc Marinin dhe Besnik Metushin e grabitën, më pas torturuan dhe vranë ish-policin italian Ugo Canozzi 82 vjeç.

Ky i fundit u gjet i pajetë, i lidhur këmbë e duar.

Marini ishte larguar pak kohë pas vrasjes nga Italia edhe ishte rikthyer në Shqipëri, ku u arrestua në fshatin Libofshë të Fierit.

Arrestimi i tij nga policia shqiptare u bë më 4 maj të vitit 2016.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura