Grabiti dhe përdhuanoi fqinjen, arrestohet shqiptari në Greqi

Mar 12, 2018 | 20:37
SHPËRNDAJE

Një 25 vjeçar shqiptar është vënë në pranga pas dyshimeve për grabitje dhe përdhunim. Mediat vendase shkruajnë  se një  vit më parë, 25-vjeçari së bashku me një bashkatdhetarin e tij hynë në banesën e një 46-vjeçareje greke, e cila ndodhej aty me të ëmën e moshuar.

auto_perdhunim1486909877

Autorët të cilët mësohet se ishin fqinjët e tyre, kishin studiuar edhe më herët lëvizjet e tyre pas tërheqjeve që kishin bërë në bankë. Ata u futën në banesë nëpërmjet një dritareje të pa siguruar mirë.

Morën peng për orë të tëra  dy gratë duke iu kërkuar paratë dhe sendet me vlerë. Pasi nuk arritën të merrnin para ata përdhunuar 42 vjeçaren.

Policia greke ka arrestuar pas një viti 25-vjeçarin, ndërsa bashkëpunëtori i tij thuhet se është arrestuar më herët në Shqipëri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura