Grabitet pika e basteve në Tiranë, ja shuma e parave që mori autori

May 21, 2018 | 15:12
SHPËRNDAJE

Një pikë bastesh është grabitur sot në Tiranë në rrugën Irfan Tomoni, nën kërcënimin e një arme lodër.

Mësohet se autori ka qenë me maskë dhe ka ikur më vrap, pasi ka marrë një shumë të konsiderueshme parash që llogaritet deri në 50 mijë lekë.

Policia-e-TIranes-maj-2015_2

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

“Më datë 21.05.2018, rreth orës 08:10 në rrugën “Irfan Tomini”, në një pikë bastesh, një person i maskuar ( ende i paidentifikuar) ka marrë një sasi prej 50 mijë lekësh nën kërcënimin e një arme të ngjashme me pistoletë (të dyshuar lodër),” njofton policia.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura