Burrel, roja i karburantit nuk u dha lekë, agresorët e godasin me qytën e armës dhe largohen

Mar 1, 2015 | 10:22
SHPËRNDAJE

Makinë policise, (foto ilustruese)

UPDATE/Burrel- Një pikë karburanit në Burrel është tentuar të grabitet në orët e para të kësaj të diele. Burimet policore të qytetit rajonal bëjnë me dije se kanë qenë dy persona të maskuar dhe të armatosur të cilët kanë tentuar të grabisin pikën e karburantit rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm.

Sipas burimeve, mësohet se grabitësit kanë kercenuar punonjesin e karburantit me arme qe te dorezonte leket. Por ky i fundit nuk ka dorezuar asnje lek duke u thene grabitesve se nuk kishte asnje lek.

Teksa kane pare rezistencen e rojes, egresoret e kane goditur punonjesin me qytën e armës dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Sakaq, punonjësi i karburantit Ahmet Lami është plagosur në kokë dhe pas mjekimit në spitalin rajonal, mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia lokale ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të grabitjes. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura