Grabitet banesa në Kuçovë, dy agresorë nën kërcënimin e thikës marrin një shumë parash

Feb 14, 2018 | 17:41
SHPËRNDAJE

Një grabitje më dhunë është shënuar mbrëmjen e djeshme në qytetin e Kuçovës. Sipas informacioneve që ka dhënë policia, dy persona ka në hyrë nga dritarja dhe nën kërcënimin e thikës kanë grabitur 30.000 mijë lekë.

foto ilustruese
foto ilustruese

Njoftim i policisë

Më datë 14.02.2018, gjatë natës në lagjen “11 Janari” në banesën e shtetasit M.K, kanë hyrë nga dritarja dy persona të maskuar dhe nën kërcënimin e  thikës kanë marrë rreth 30.000 lekë.

Policia ka shoqëruar disa persona, në ambientet e Komisariatit në lidhje me këtë ngjarje.

Po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura