Grabitet banesa e ish-kreut të PD Tepelenë, vidhen mbi 20 mijë euro dhe sende me vlerë

Apr 25, 2015 | 21:36
SHPËRNDAJE

Banesa në Memaliaj e ish-kreut të Partisë Demokratike në Tepelenë, Bujar Kapllani, është grabitur mbrëmjen e djeshme.

Bujar Kapllani

“Panorama Online” mësohet se nga banesa e Kapllanit janë marrë rreth 20 mijë euro, 400 mijë lekë, orendi dhe sende të tjera me vlerë.

Bëhet me dije se në momentin e grabitjes në banesë nuk ka pasur njeri, pasi zoti Kapllani me familjen ndodheshin në Tiranë. Pas ngjarjes Kapllani ka bërë denoncim në polici.

Policia po heton për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj grabitje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura