Grabitësit shkrehin armët drejt turistëve të hotelit me pesë yje/ Ndërron jetë njëri, tjetri mer plumb në kokë pasi refuzojnë t’i japin bagazhet

| 20:02
SHPËRNDAJE

Një pushues britanik është qëlluar për vdekje në Argjentinë, gjatë një grabitjeje të armatosur përpara një hoteli me pesë yje. 

hoteli foto

Armë e grabitësve që ishin me motocikletë hapën zjarr ndaj 35-vjeçarit dhe një britaniku tjetër, 28 vjeçar.

Plumbi e goditi 35-vjeçarin në sqetullën e djathtë, ndërsa 28-vjeçari u qëllua në kofshë dhe është në gjendje kritike për jetën, por fatmirësisht nuk ka pësuar dëme në arteriet e zemrës.

Të dy burrat u zunë në pritë në pragun e Hotelit “Faena Art” rreth orës 11.04, me orën lokale të ditës së sotme.

Fqinjët thanë se britanikët nuk donin t’i dorëzonin bagazhet e tyre dhe u përpoqën t’i mbronin nga grabitësit, para se ata të hapnin zjarr.

Tre ambulanca mbërritën në vendngjarje, kurse një dëshmitar i quajtur Firence i tha A24 se po shëtiste qenin e tij kur befas, pa një turmë njerëzish të mbledhur rreth trupave jashtë hyrjes së hotelit.

foto

hoteli

 

Te lidhura

Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.