Dy lojtarëve të skuadrës së Liverpulit, Sadio Mane dhe Dejan Lovren, u janë grabitur shtëpitë gjatë ndeshjes së Championsit ndaj Mariborit. Mesfushorit Mane i është grabitur shtëpia, ndërsa mbrojtësit Lovren i është shkatërruar porta e shtëpisë, teksa skuadra e tij ishte duke u përballur me Mariborin, edhe pse të dy lojtarët e kanë ndjekur atë nga stoli si pasojë e dëmtimeve.
Sipas burimeve, një prej fqinjëve të lojtarëve ka arritur të ndjekë njërin prej grabitësve dhe ka kërkuar ndihmën e policisë. Ndërkohë, burime nga departamenti i Policisë thonë se ende nuk dihet vlera e grabitur, por janë marrë të dhënat e grabitësve dhe ata janë në kërkim.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al