Grabitja në zyrat e OSHEE-së në Tiranë, policia jep detajet: Çfarë vodhi autori

Feb 26, 2021 | 9:47
SHPËRNDAJE

Policia Tirane

Zyra e OSHEE-së në rrugën ‘Qemal Stafa’ në Tiranë është grabitur gjatë natës.

Mësohet se në mëngjes, teksa punonjësit kishin shkuar si çdo ditë në punë, kanë konstatuar derën e jashtme të hapur.

Ndërsa dyert e brendshme ishin të dëmtuara.

Policia ka nisur menjëherë hetimet mbi ngjarjen dhe njofton se një person ende i paidentifikuar “ka vjedhur një shumë prej 2.000 lekësh”.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 26.02.2021, në afërsi të Pazarit të Ri, dyshohet se gjatë orëve të para të mëngjesit në zyrën e OSHEE-së, një person ende i paidentifikuar ka vjedhur një shumë prej 2.000 lekësh.

Grupi hetimor po kryen veprimet në lidhje me ngjarjen për identifikimin dhe kapjen e autorit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura