“Grabita 8 kg flori dhe 30 ora”- Nuredin Dumani rrëfen si e ka nisur “profesionin”: Pronarin e argjendarisë e godita me levë prapa kokës. Talo Çelën e kam njohur nga…

May 20, 2022 | 20:34
SHPËRNDAJE

Dosja e SPAK, e cila çoi në pranga disa anëtarë të bandave kriminale në vend ka hedhur dritë edhe mbi fillimin e aktivitetit kriminal të tyre. Kështu në dëshminë e tij, Nuredin Dumani tregon kohën kur ai ka kryer grabitjen e parë në një argjendari.

nuredin dumani

Në dosjen e siguruar nga Panorama.al, Duamni kujton vitin e largët 2010, ku së bashku me disa persona të tjërë, përfshi edhe Talo Çelën kanë kryer grabitjen e argjendarisë.

Ai tregon se ka arritur të grabisë 8.3 kg flori dhe 30 ora, të cilat më pas i kanë shitur në Korçë, 12 mln lekë të vjetra një kilogram flori.

“Organizator ka qenë Gentian Sharra dhe neve na mori Talo Çela. Ne pritem (unë dhe Ilir Feçi) këtë zotëri që kishte florinjtë e kam goditur unë i pari me levë hekuri, mbas qafe ose në kurriz të njëjtën gjë bëri dhe Iliri, mua me ra leva nga dora. Kam marrë një nga çantat. U vonuam pak dhe me pas u larguam bashkë me Sharrën. Ngjarja ka ndodhur në parkim rreth orës 7:30 – 8:00. Ishte një parkim i hapur. Informacionin e kishte Gent Sharra. Kanë qenë 2 çanta një e kam marrë unë tjetrën e ka marr Ilir Feçi. Talo Çela po na priste tek makina me Gent Sharrën shoqërues, këto ishin për mbrojtje. Kishim një makin bënz blu e errët, nuk jam i sigurt për ngjyrën, tipi 200-250”, ka dëshmuar Dumani.

PJESË NGA DOSJA

20.6 Me rëndësi për këtë çështje është deklarimi i shtetasit Nuredin Dumani, i cili në dëshminë e tij dhënë për organin e akuzës më datë 15.04.2022, sqaron se:

;;…Grabitja e parë që kam bërë ka qenë tek një argjendari në Elbasan, në fund të vitit 2010 fillim 2011. Ka qenë 8.3 kg flori si dhe 30 ora ose diçka më shumë. Kam pas njohje me një Ilir Feçi, ky kishte lidhje me disa persona nga Elbasani që ishin të kësaj fushe. Ilir e kam njohur në 2010 nga një tregtar që shiste perde, unë në atë kohë isha më paterica. Emrat Gentian Sharra dhe Talo Çela i kam njohur fillimisht prej Ilirit. Ilirit në 2010 i kam shitur një pistoletë për të përfituar një shume prej 300 eurosh nga të cilat do fitoja 80 mijë lekë të vjetra. Pistoletë jugosllave me sa mbaj mend Zastava. Organizator ka qenë Gentian Sharra dhe neve na mori Talo Çela. Ne pritem (unë dhe Ilir Feçi) këtë zotëri që kishte florinjtë e kam goditur unë i pari me levë hekuri, mbas qafe ose në kurriz të njëjtën gjë bëri dhe Iliri, mua me ra leva nga dora. Kam marrë një nga çantat. U vonuam pak dhe me pas u larguam bashkë me Sharrën. Ngjarja ka ndodhur në parkim rreth orës 7:30 – 8:00. Ishte një parkim i hapur. Informacionin e kishte Gent Sharra. Kanë qenë 2 çanta një e kam marrë unë tjetrën e ka marr Ilir Feçi. Talo Çela po na priste tek makina me Gent Sharrën shoqërues, këto ishin për mbrojtje. Kishim një makin bënz blu e errët, nuk jam i sigurt për ngjyrën, tipi 200-250. Shkuam më pas tek shtëpia e Talo Çelës e cila ndodhet në Bradashesh, një shtëpi private 3 katëshe. Në shtëpi kam shkuar vetëm unë dhe Talo Çela. Iliri po na priste në rrugë me një makinë Rover me targa italiane. Çantat i lamë në katin e 3 të Talo Çelës dhe më pas u larguam. Eshtë shitur më pas në Korçë nga Iliri me gruan e vet e cila quhet Fije, në shumë 12 milion të vjetra një kg flori. Lekët mi dha Iliri mbas 10 ditësh, u takuam tek lagja.

  1. Prokuroria arsyeton se: Në këtë vjedhje autorët e përfshirë janë Ilirian Feci (i proceduar veçmas), Gentian Sharra, Talo Çela dhe Nuredin Dumani, të cilët dyshohen se kanë konsumuar elementët e veprës penale të ‘Vjedhje me dhunë” kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, në dëm të shtetasit Lirak Bajraktari, ndodhur në datën 22.02.2011, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e  veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga nenet 139, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

© Panorama.al

Te lidhura