Grabit çantën me para nga “Land Rover-i”, shpallet në kërkim i riu nga Tirana

Mar 3, 2018 | 19:47
SHPËRNDAJE

Një 19 vjeçar është shpallur në kërkim nga policia pasi dyshohet se ka grabitur brenda një automjeti një cantë me një shumë parash.

grabitja brryli

I riu i idnetifikuar me inicialet A.L banues në Babru gjatë natës dyshohet që të ketyë grabitur në një mjet tip “Land Rover” çantën personale të drejtuesit të mjetit me sendet personale dhe me një shumë lekësh.

 

Njoftimi i plotë

Më datë 02.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.L., vjeç 19, banues në Babrru, pasi dyshohet se më datë 28.02.2018, gjatë natës, në Fushë Kërçik, në mjetin tip “Land Rover”, i ka vjedhur çantën me sende personale e dokumente dhe një sasi lekësh, shtetasit P.M., vjeç 55, banues në Babrru. Punohet për kapjen e A.L. Neni 134 i Kodit Penal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura