Grabisnin të rinjtë që konsumonin drogë tek Liqeni Artificial, këto janë dy efektivët e arrestuar! Si iu bënin presion

Nov 26, 2022 | 22:34
SHPËRNDAJE

Këto janë dy efektivët e policisë që grabisnin me dhunë qytetarët në Liqenin Artificial të Tiranës.

serxhio cani sajmir muzikanti

Serxhio Cani, 23 vjeç, punonjës i Patrullës së Përgjithshme, dhe polici bashkiak Sajmir Muzikanti, 39 vjeç akuzohen se vidhnin të rinjtë të cilët konsumonin kanabis, në këmbim që të mos shoqëronin në komisariat.

Ata dyshohet se duke shpërdoruar detyrën, i kanë marrë me forcë, një shumë parash, shtetasve F. V., dhe F. D., në zonën e liqenit artificial, të cilët kanë depozituar kallëzim në Komisariat

Sajmir Muzikanti3
Sajmir Muzikanti

 

Njoftimi nga Policia Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me specialistët e Drejtorisë Rajonale të AMP-së, ndaluan shtetasit:

– S. M., 39 vjeç, me detyrë punonjës i Policisë Bashkiake dhe S. C., 22 vjeç, me detyrë punonjës i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 1, të dy shtetasit banues në Tiranë.

Këta shtetas dyshohet se duke shpërdoruar detyrën, i kanë marrë me forcë, një shumë parash, shtetasve F. V., dhe F. D., në zonën e liqenit artificial, të cilët kanë depozituar kallëzim në Komisariat.

Pas punës hetimore të kryer është bërë e mundur dhe zbardhja e ngjarjes dhe vënia në pranga e 2 shtetasve të mësipërm.

serxhio cani1
Serxhio Cani
Sajmir Muzikanti2
Sajmir Muzikanti

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura