Grabisnin banesat, kapen dy hajdutë në Shijak

Feb 8, 2016 | 12:59
SHPËRNDAJE

granate

Policia e Shijakut ka arrestuar në flagrancë shtetasit: Erald Allushi, 19 vjeç dhe Armando Reka, 18 vjeç.

Arrestimi i tyre u bë pasi në bashkëpunim, në fshatin Pjezë, Shijak, kanë vjedhur banesën e shtetasit M.Gj. 55 vjeç, ku kanë marrë rreth 600 € dhe 100.000 lekë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e autorëve iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provave materiale:
– rreth 100 € dhe 60 000 lekë
– një granatë ofensive me ndezës të montuar
– një kallëp tritoli me ndezës elektrik të montuar.

Nga hetimet ka rezultuar se shtetasit e mësipërm janë të dyshuar si autorë edhe të vjedhjes së banesës së shtetases L.Sh. 66 vjeçe, banuese në Shijak, në datë 20.11.2015, ku kanë marrë 1150 €, 2 500 lekë dhe një telefon të markës “Nokia”.

leke
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura