Gra të suksesshme në 100 vite

Nov 5, 2012 | 14:28
SHPËRNDAJE
Përpara Muzeut Kombëtar gjatë hapjes së ekspozitës së grave në 100 vite

Historia është bërë edhe nga gratë, jo vetëm nga burrat. Për të treguar këtë, organizatat Në dobi të gruas shqiptare”, “Refleksione” dhe “Aleanca gjinore për zhvillim”  kanë hapur një ekspozitë e cila përfshin momentet më pikante të historisë femërore të Shqipërisë. Ato janë aktore, janë shkencëtare, pedagoge, luftëtare…Në këta 100 vite, secila ka dhënë kontributin e saj në një formë apo një tjetër, ndërsa sot janë bërë bashkë në këtë ekspozitë. Dikush jeton, dikush tjetër jo, por emrat janë aty, në shenjë mirënjohje për atë çka është ndërtuar. Disa nga artistwt qw kuratorja e ekspozitës, Suzana Varvarica ka përzgjedhur janë Sali Shijaku, Buron Kaceli, Lume Blloshmi, Helidon Haliti, Pashk Përvathi, Merita Selimi, Enia Dule, Bojana Demiraj, stilistet Silvana Nini dhe Belinda Maçi, që sjellin krijimet e tyre të frymëzuara nga arti popullor. Pwrvecc tyre, ka artistë nga Durrësi, Shkodra, etj.

Sevim Arbana, Ettore Sequi, Elvira Dones dhe Alfred Moisiu në njërën nga konferencat e aktivitetit

Suzana Varvarica Kuka, kuratore e ekspozitës
“Ekspozita është e ndarë në dy pjesë atë historike dhe artistike. Pjesa historike është hartuar prej specialistesh të fushës, gra historiane, të cilat kanë përzgjedhur momentet më të rëndësishme nga viti 1912 deri 2012, duke parë kontributin që ato kanë në histori. Pjesa artistike sjell imazhe nga të gjitha trevat shqiptare. Jam munduar të gjej artistë që ofrojnë të gjitha gjinitë, që nga instilacioni, piktura, performanca. Mes tyre do të veçoja një artiste të persekutuar, Beatriçe Koliqin, e shkolluar në Firence, por që nuk mundi dot kurrë të ekspozojë, sepse gjithë jetën punoi si punëtore në Ndërmarrjen artistike. Kur gjeta një punë të saj, e quajta nj fat të madh. Një homazh i është bërë grave artiste që nuk jetojnë. Fillimisht ideja ishte të bëja një ekspozim të punëve të tyre, por ishte shumë e vështirë, pasi familjarët e kanë të vështirë t’i nxjerrin punët. Por përmes një stende i kemi kujtuar të gjitha me radhë”.
Sevim Arbana,  një nga organizatoret e ekspozitës
“Në prag të 100 vjeorit ne menduam të bënim një aktivitet se si lindi aktivizmi në Shqipëri në vitet ’90, sfidat, progresi, dilemat, rruga përpara, por më pas menduam të bënim një aktivitet më gjithëpërfshirës duke përfshirë edhe ato gra, të cilat kanë dhënë kontribut në historinë e Shqipërisë. Gërmuam nëpër arshiva, biblioteka, enciklopedi, historianë, studiues dhe kemi gjetur figura grash kontributi i të cilave nuk është vënë në dukje aq sa duhet. Do të veçoja motrat Qiriazi që kanë përfaqësuar Shqipërinë në Konferencën e Ambasadorëve. Ato janë politikanet e para, për të vazhduar me infermieret e para, piktoret, mjeke që janë diplomuar në Amerikë që në vitet ’30, si Xhanfize Basha, biologe të kalibrit evropian si Sabiha Kasimati. Një homazh të veçantë i kemi bërë grave që kanë nënshkruar demokracinë. Janë 62 të tilla. Nëse në lindjen e shtetit në ’12-ën  kishte vetëm burra firmëtarë, në ’90-ën kemi 62 gra firmëtare. Kemi kontributin e grave në emigracion, që kanë ngritur emrin e gruas shqiptare, në të gjitha fushat, politikë, muzikë, etj.”

ANI JAUPAJ

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura