Gra, po sëmureni nga sytjenat që përdorni. Ja këshillat

Mar 21, 2015 | 21:00
SHPËRNDAJE

Deri në 80 për qind e grave përdorin reçipeta me permasa të gabuara, duke riskuar kështu një mori problemesh shëndetësore që nisin që me dhimbjen e shpinës dhe shpatullave, deri edhe urth, paralajmërojnë ekspertët. Siç shkruan “Daily Mail”, shifrat e fundit tregojnë këtë përqinjde që femrat veshin recipeta të përmasave të gabuara, ndërsa të tjera nuk veshin fare, edhe kur zhvillojnë ushtrime fizike.

foto ilustruese

Tani, fizioterapistët janë duke u bërë thirrje grave që të kontrollojnë përmasat e tyre trupore përpara se të blejnë sytjena.

Kështu, ato mund të evitojnë shqetësimet dhe varjen e parakohshme të gjoksit.

“Veshja e madhësisë së gabuar te sytjenave jo vetëm ju ben te dukeni keq, por edhe ju vë në rrezik ndaj problemeve të ndryshme shëndetësore”,- shpjegoi Sammy Margo, fizioterapist, për MailOnline.

“Kjo mund të çojë në dhimbje qafe, shpatulle, shpines, e deri në rënien e parakohshme të gjijve|”,- tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura