Gold Ag: E vërteta e lidhjes sime me Greta Koçin, dueti që na bëri çiftin e përfolur

Dec 31, 2015 | 11:30
SHPËRNDAJE

Ai është një nga reperat më të mirë të momentit, më i kërkuari dhe shumë i klikuar në projekte.

Arian Agushi, apo Gold Ag siç njihet me emrin e artit, është përfolur kohët së fundit shumë për projektet e tij pasi kënga në trio me Enin dhe Gretën rezultoi e vjedhur, por pa dijeninë e tij.

Ndërkohë, kënga në duet me Greta Koçin doli shumë e bukur dhe e pëlqyer. “Nuk e kam zakon të realizoj këngë komerciale, dhe kjo duket nga fakti pasi shumë bëjnë këngë gjatë verës, ndërsa unë në dimër.. Kombinimi i mirë ishte te kënga e parë por edhe e dyta, ku kemi marrë edhe Enin dhe ka dalë shumë mirë”, tregon reperi Gold Ag.

Gold Ag ea5b3578-549d-4223-a48b-0c6a3d3dcec1

E më tej është komentuar edhe për një lidhje dashurie mes tij dhe Gretës, por ai thotë është e pavërtetë. “Jo, mes nesh ka vetëm raport pune dhe asgjë më shumë. Tek ish-kryeministri Sali Berisha kemi qenë thjesht për qejf. Unë kam pasur qejf ta takoj dhe kaq”, përfundon Gold Ag.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura