Atletiko eliminon Kampionët e Evropës, Bajern kalon Benfikën

Apr 13, 2016 | 22:55
SHPËRNDAJE

Atletiko Madrid i ka dhënë një leksion futbollit Barcelonës, e cila nuk kishte asnjë plan për ndeshjen e kthimit të çerekfinales së Champions League.14605801552836

Katalanasit ndonëse ia dolën që në ndeshjen e parë të përmbysnin rezultatin, 90 minuta e luajtura në “Calderon” ishin një dështim përveç kontrollit të topit.

Francezi Antoine Griezmann shënou dy herë në portën e Barcelonës duke bërë që rezultati përfundimtar të ishte 3-2.3326571600000578-3538592-image-a-71_1460580281865

Por, ndeshja nuk do të kalojë pa diskutime pasi në minutat e fundit pati një prekje me dorë nga lojtarët e Atletikos në vijën e zonës së rreptësisë. Katalanasit kërkuan 11-metërs por arbitri italian, Rizzoli dha vetëm goditje dënimi.

14605798241799Nga ana tjetër, Bajerni Mynihut ka barazuar 2-2 në Portugali ndaj Benfikës duke u kualifikuar në gjysmëfinale me rezultatin e përgjithshëm 2-3.

Për gjermanët shënuan Arturo Vidal dhe Thomas Muller, ndërsa për Benfikën Raul Jimenes dhe Talisca.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura