Gol i Edmond Kapllanit, barazon FSV Frankfurti

May 20, 2013 | 12:55
SHPËRNDAJE

Sulmuesi shqiptar, Edmond Kapllani, i ka dhënë një pikë skuadrës së tij, FSV Frankfurt, në përballjen me Braunshvajgun, në Bundesligën 2 në Gjermani, ndeshje e vlefshme për javën e 34-t dhe të fundit të këtij kampionati. 31-vjeçari durrsak shënoi golin e barazimit në minutën e 50-të për ekipin e tij për rezultatin 2:2, duke i dhënë një pikë skuadrës së Frankfurtit në transfertë. Ishte kjo ndeshja e fundit e sezonit në Bundesligën 2, ku skuadra e Frankfurtit e ka mbyllur kampionatin në vendin e katërt në renditjen e përgjithshme, ndërkohë që sulmuesi shqiptar është ngjitur në kuotën e 11 golave në total për Frankfurtin gjatë këtij sezoni. Ky barazim, ndonëse nuk ndryshoi shumë në renditjen e skuadrës së Kapllanit, vlen të theksohet se erdhi në fushën e kampionëve të Bundesligës 2, të cilët sezonin tjetër do të luajnë në elitën e futbollit gjerman.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura