Gol dhe 3 pikë, futbollisti i Shpresave del fitimtar kundër Juventusit

Jan 25, 2020 | 17:32
SHPËRNDAJE

Një tjetër futbollist shqiptar është bërë protagonist këtë fundjavë.

Aristidi-Kolaj-470x235

Sulmuesi i Shpresave Aristidi Kolaj shënoi njërin prej 3 golave të skuadrës së tij Pro Patria në Serinë C kundër rivalëve të Juventus U23. 20-vjeçari realizoi saktë në minutën e 11-ë të takimit të 23-ë të këtij sezoni. Takimi përfundoi me fitoren e skuadrës së Kolës me rezultatin 3-2.

Ky është goli i dytë në këtë sezon për Kolajn në grupin A të Serisë C në futbollin italian. Ai është pjesë e Sasuolos, të cilët e kanë huazuar te Pro Patria. Njëkohësit, Kolaj është pjesë dhe e Shqipërisë U21.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura