Goditjet në tru, 10 hapat që duhen ndjekur për të minimizuar rrezikun

Nov 3, 2019 | 20:36
SHPËRNDAJE

Insultet janë shkaku kryesor i aftësisë së kufizuar në të gjithë botën dhe shkaku i dytë kryesor i vdekjeve të njerëzve mbi moshën 60 vjeç. Kjo sëmundje gjithashtu mund të shfaqet edhe te fëmijët, përfshirë të sapolindurit.

goditje-ne-tru-363p60i58fx8aj57rhw8hs

Sipas Institutit të Shëndetit Publik, këtë vit, 14.5 milionë njerëz do të preken nga insulti dhe 5.5 milionë do të humbin jetën si rezultat i tij. Insulti mund të ketë efekte të ndryshme afatshkurtra dhe afatgjata, në varësi të cilës pjesë të trurit është prekur, e sa shpejt trajtohet.

Çdo vit, në 29 tetor, organizohet Dita Botërore e Insulteve. Kjo ditë shihet si një mundësi për të rritur ndërgjegjësimin, me qëllim uljen e barrës së insulteve në nivel global, rajonal dhe lokal. Ekzistojnë dy lloje kryesore të insultit: ishemike dhe hemorragjike.

INSULTET ISHEMIKE

Këto insulte ndodhin si rezultat i një dëmtimi në një enë gjaku, që furnizon trurin. Një pengesë e rrjedhjes së gjakut në enën e gjakut mund të shkaktojë formimin e një mpiksjeje gjaku, apo siç e quajmë trombozë cerebrale. Shkaku kryesor i trombozave cerebrale janë depozitat yndyrore në enët e gjakut dhe arteriet (ateroskleroza).

Enët e gjakut gjithashtu mund të bllokohen nga një mpiksje gjaku, që është formuar në një pjesë tjetër të trupit, zakonisht në zemër ose në arteriet e mëdha të kraharorit të sipërm dhe të qafës. Ndonjëherë, një pjesë e një mpiksjeje gjaku futet dhe udhëton nëpër enët e gjakut të trurit, derisa të arrijë t’i bllokojë këto enë. Kjo quhet emboli cerebrale. Shkaku kryesor i embolisë cerebrale janë rrahjet e parregullta të zemrës, të njohura si fibrilacion arterial (AF).

INSULTET HEMORRAGJIKE

Goditjet hemorragjike ndodhin kur një enë e dobësuar e gjakut shpërthen dhe rrjedh në tru. Gjaku krijon presion në indet rrethuese të trurit. Këto gjakderdhje mund të shkaktohen nga një aneurizëm ose një keqformim arteriovenoz. Ishemia ndodh kur furnizimi me gjak i një pjese të trurit ndërpritet. Pa gjak, qelizat e trurit mund të dëmtohen ose të vdesin. Njohja e shenjave të hershme të insultit, trajtimi i tij si një urgjencë mjekësore dhe qasja në kujdesin më të mirë profesional, mund të përmirësojë ndjeshëm rezultatet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura