Goditjet historike në Serinë A, Juvja bëri biznes me Platini dhe Zidan

Jul 11, 2018 | 14:04
SHPËRNDAJE

Juventusi ka thyer një tjetër rekord. Blerja e Kristiano Ronaldos për 105 milionë euro bëhet më e kushtueshmja e një skuadre italiane. Është interesante koincidenca, sepse të njëjtën shifër klubi bardhezi përfitoi kur shiti Pogbanë te Mançester Junajtid. Kjo blerje renditet e pesta në rang ndërkombëtar pas asaj të Nejmarit (PSG 222 mln euro), Mbape (PSG 145 mln euro), Kutinjo dhe dembele, (Barcelona 125 mln euro).

87549_gallery

KRESPO Hernan Krespo është blerja e tretë më e shtrenjtë e Serisë A, por, gjithsesi, Juves nuk i afrohet dot askush. Bëhet fjalë për goditjen e madhe që bëri Lacio në vitin 2000, kur i rrëmbeu Parmës lojtarin që asokohe kushtoi 58,5 milionë euro. Gjashtë milionë e gjysmë më shumë se sa i kushtoi Juventusit Bufoni, po atë vit. Më pas ishin shpenzimet e Interit që bleu Vierin për 49 milionë euro dhe më pas sërish Lacio në vitin 2001, që shpenzoi 48 milionë euro për Gaiska Mendietën nga Valencia.

1475750822_941695_1475752897_sumario_normal

MARADONA Ylli argjentinas u ble lirë, madje kur shikon shifrat e sotme mund edhe të buzëqeshësh me merkaton që bëhej në atë kohë. Në vlerë monetare e kemi fjalën… Maradona u ble nga Napoli për 13,5 miliardë lireta ose 19,1 milionë euro. Por nuk është i vetmi që ka ardhur me shifra të tilla. Kujtoni pak se Ronaldo u ble nga Interi për shifrën e 51 miliardë liretave ose 37,3 milionë dollarë. Po aq sa zikaltrit paguan këtë vit për Naingolanin… Juvja, për të marrë shërbimet e Zidanit, pagoi 7,5 miliardë lireta ose 5,5 milionë euro. Biznes akoma më i madh ishte ai me Platininë në vitin 1982, kur Juventusi pagoi 250 milionë lireta, ose 450 mijë euro, për të marrë 3 herë fituesin e “Topit të Artë”. Çmenduri.

SAVOLDI Në vitin 1952, kur Napoli bleu Jepsonin nga Atalanta për 105 milionë lireta, tifozët napolitanë talleshin sepse e quajtën shumë të shtrenjtë. Një shifër e çmendur në ato kohë, edhe pse sot nuk shkon më shumë se 1,7 milionë euro. Po çfarë të thuash më pas për Xhuzepe Savoldin, që mbërriti gjithashtu nga Bolonja te Napoli në vitin 1975 dhe kushtoi afro 2 miliardë lireta ose 10, 7 milionë euro. Një tjetër tregues se futbolli ka ndryshuar shumë. Në miliona sidomos…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura