‘Goditje’ Rusisë, ja cili u zgjodh presidenti i ri i Interpolit. Policia ndërkombëtare në duart e …

Nov 21, 2018 | 8:42
SHPËRNDAJE

Interpoli ka zgjedhur sot presidentin e ri. Postin e ka marre Kim Jong Yang i Koresë së Jugut, duke i shkaktuar keshtu nje goditje Rusise, pas shpresave te shumta se ne krye mund te ishte nje i zgjedhur rus.

interpol

I zgjedhuri i ri do të vijojë mandatin e Meng Hongweit, i cili u zhduk në Kinë rreth dy muaj më parë.

Pas kesaj, duket qarte se 194 vendet anëtare të organizatës ndërkombëtare policore kanë refuzuar kandidatin rus, Alexander Prokopchuk, i cili shihej gjerësisht si pretendenti për të pasuar kinezin Meng Hongwein.

“Alexander Prokopchuk akuzohet se ka abuzuar me metodën e arrestimit të organit ndërkombëtar të policisë. Kim u zgjodh nga 194 shtetet anëtare të Interpolit në mbledhjen e kongresit vjetor në Dubai. Prokopchuk u përfol gjerësisht se do të ishte fituesi i garës. Por kishte shqetësime në rritje se do të përdorte rolin e tij për të ‘sulmuar’ kritikët e presidentit rus Vladimir Putin”- raporton BBC.

I FAVORIZUARI

Prokupchuk pritej të zgjidhet si presidenti i Interpolit, sipas “Times of London”, që ka cituar zyrtarët britanikë. 56-vjeçari ka punuar për Ministrinë e Brendshme të Rusisë. Në vitin 2016 ai u bë rusi i parë i zgjedhur si zv.presidenti i Interpolit. Emërimi i tij do të ishte një ndihmë e madhe për Kremlinin, që vazhdimisht është përpjekur të lëshonte urdhërarreste ndërkombëtare, të njohura edhe si njoftime të kuqe, për kritikët e Putinit. Të hënën, prokurorët rusë akuzuan financierin britanik Bill Browder, një nga kritikët më të ashpër të Putinit, për mashtrime globale, ka raportuar korrespondenti i “Financial Times” në Moskë, Max Seddon. Ata nuk ofruan dëshmi për arrestimin. Moska ka lëshuar të paktën gjashtë kërkesa për Interpol për të arrestuar dhe ekstraduar Browderin në të kaluarën, por Agjencia i ka injoruar ato. Prokupchuk mund të ripërtërijë urdhërarrestet ruse, pasi “ai ishte personi në Ministrinë e Brendshme të Rusisë, i cili ishte përgjegjës për përgatitjen e shumë prej këtyre kërkesave kur ai ishte një zyrtar i qeverisë ruse”, ka thënë për “Times” ish-këshilltari special i Zyrës së Jashtme britanike David Clark. Aktivistët gjithashtu protestuan edhe ndaj zgjedhjes së Meng në presidencën e Interpol në 2016, duke cituar punën e tij të mëparshme në Ministrinë e Kinës për siguri publike.

TAKIMI 

Nga 18 deri më 21 nëntor në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe mbahet Asambleja e Përgjithshme e Interpolit. Delegatët e vendeve anëtare kanë të drejtën e një vote dhe vendimet merren me një shumicë të thjeshtë. Si organi suprem qeverisës i Interpol, Asambleja takohet një herë në vit dhe merr të gjitha vendimet e mëdha mbi politikën e përgjithshme të saj, burimet që i duhen për bashkëpunimin ndërkombëtar, metodën e punës, financat dhe programet e aktiviteteve.

ZHDUKJA E MENG

Meng u zhduk pasi udhëtoi në Kinë më 29 shtator. Pekini qëndroi fillimisht në heshtje për këtë çështje dhe më pas reagoi më shumë se një javë pas ndalimit të tij, duke thënë se e kishte arrestuar atë dhe po e hetonte lidhur me akuzat për ryshfete. Po atë ditë, Interpoli tha se ka marrë dorëheqjen e Meng, pa specifikuar burimin dhe e pranoi atë me efekt të menjëhershëm. Letra ishte e panënshkruar dhe nuk kishte dëshmi të pëlqimit të Meng, sipas “Associated Press”, që citoi përfaqësuesit e Meng. Jurgen Stock, sekretari i përgjithshëm i Interpolit, ka thënë se rregullat e Agjencisë nuk e kanë lejuar atë të hetojë mbi hetimin e Meng.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura