Goditje e rëndë për Rusinë, përjashtohet nga Botërori i Katarit

Dec 9, 2019 | 12:04
SHPËRNDAJE

Rusia ka marrë një goditje të madhe, pasi është përjashtuar për katër vite nga të gjitha aktivitetet e mëdha sportive, nga Agjensia Botërore e Anti-Dopingut.

Rusia

Kjo gjë do të thotë se Rusia nuk do të marrë pjesë as në Olimpiadën e Tokios verën e ardhshme dhe as në Botërorin e Katarit në vitin 2022.

Sportistët që do të arrijnë të vërtetojnë se nuk janë prekur nga skandali i dopingut do të lejohen të garojnë, por me një flamur tjetër, siç raportojnë mediat e huaja.

Ky vendim u mor në Lozanë të Zvicrës, dhe Rusia u shpall fajtore për manipulimin e të dhënave laboratorike që iu dorëzuan hetuesve. Rusia normalisht që do të ketë mundësinë të apelojë vendimin.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura