‘Goditje e madhe për njerëzimin’, ndizet tensioni i ri Turqi-SHBA. Erdogan paralajmëron Trump

1
SHPËRNDAJE

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka leshuar paralajmërim te forte per SHBA-ne dhe levizjen e mundshme te presidentit Trump per njohjen e Jerusalemit si kryeqytet te Izraelit.

trump erdogan

Sot, Erdogan, ne nje deklarate per kete ceshtje ka paralajmeruar mundësinë e ndërprerjes së marrëdhënieve me Izraelin për shkak të përpjekjeve për të shpallur Jerusalemin kryeqytet të Izraelit.

“Si kryesues të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI), Turqia deri në fund do të ndjek këtë çështje. Nëse vjen deri te kjo, menjëherë do të mbledhim krerët e OBI-t në Stamboll. Nëse kjo shkon edhe më tej, mund të vjen edhe deri te ndërprerja e marrëdhënieve tona diplomatike me Izraelin”, tha Erdoğan, raporton AA.

Nderkohe “Hurriyet Daily News” shton se gjate takimit të grupit parlamentar të Partisë së tij për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) e cila qeverisë vendin, Erdogan e quajti Jerusalemin si një “vijë të kuqe” për myslimanët.

Ai theksoi se Ankaraja do të marrë masa në rast të një lëvizjeje të mundshme të SHBA-së, duke përfshirë thirrjen e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OIC) në Stamboll.

“Një veprim i tillë nuk do të ishte vetëm shkelje e së drejtës ndërkombëtare, por edhe “një goditje e madhe për ndërgjegjen e njerëzimit”, tha Erdogan, duke shtuar
“A ka përfunduar SHBA-ja gjithçka dhe i mbeti vetem kjo?”.

 

Te lidhura

 

Artikulli paraprakFOTOT/ Kryemadhi në SHBA, bashkëbisedim në "The George Washington University"
Artikulli tjetërVIDEO/ I “vjedhin” makinën luksoze, Baloteli sulmon fizikisht një prej aktorëve

1 KOMENT

  1. Eshte e natyrshme qe Jerusalemi te shpallet kryeqyteti i Izraelit.Arabet -palestinezet e kane kryeqytetin e vet te islamizmit Meken. Erdogani ky papagall i arabizmit…na mori ne qafe rinine tone.

PËRGJIGJU