Goditje e madhe e Skënderbeut, federohet zyrtarisht francezi i mesfushës (VIDEO)

Sep 14, 2018 | 19:03
SHPËRNDAJE

Skënderbeu ka goditur sërish, teksa së fundmi është zyrtarizuar edhe mesfushori francez, Arrnaud Guedj. 21-vjeçar iu bashkua ekipit në “Resortin Tropikal” dhe do të vihet menjëherë nën urdhrat e trajnerit Shehi.

WELCOME_16x9-1400x788

Lajmi u bë publik nga klubi korçar nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare. Mësohet se Guedj ka nënshkruar kontratë një vjeçare me bardhekuqtë me të drejtë rinovimi edhe për një vit tjetër.

DDwJU0-XkAEBHwR

Mesfushori është aktivizuar në fillimet e tij tek ekipi i 2-të i Nisës në Francë më pas u transferua në Ukrainë tek ekipi i Zirka ku zhvilloi një sezon mbresëlënës duke u aktivizuar në 26 ndeshje zyrtare. Me afrimin e Guedj, mesfusha e Skënderbeut duket e konsoliduar. Francezi është vlerësuar si një lojtar cilësor, që pritet të bëjë diferencën tek kampionët në fuqi.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura