Goditje e fundit në merkato, sulmuesi i njohur transferohet te Apolonia

Sep 8, 2018 | 17:20
SHPËRNDAJE

Starti i sezonit të ri e gjen Apoloninë e Fierit një ndër skuadrat më kompletare të kompeticionit ku garon e po aq me synime drejt kahut maksimal që rreh drejt Superligës. Dhe nuk ka test më të vështirë për skuadrën e Mihos sesa 3 ndeshje radhazi në transfertë: me Turbinën (java I për kampionat), Pogradecin (ndeshja e parë për kupë) dhe Besën (java II për kampionat). E gjitha kjo do të jetë një dëshmi force për skuadrën fierake, e cila e ka marrë me qetësi dhe maturitet këtë prognozë të sezonit.

Skenderbeu-Flamurtari 1-0 (Superkupa), Nimaga ka shenuar, feston me Ribaj dhe Sefa

Ka filluar numërimi mbrapsht për edicionin e ri, ndonëse fierakët kanë qenë përgjithësisht “diskret” viteve të kaluara për objektivat. Krejt ndryshe këtë edicion, ku kanë deklaruar qysh në ballinë të sezonit se synojnë të jenë pretendentët kryesorë për t’u ngjitur në elitë.

Ribaj

Një skuadër që pikësëpari kanë hequr nocionin “frikë”, sepse besojnë te vetja, pa u kompleksuar nga emri i kundërshtarit e duke qenë po aq optimistë te koha dhe formati funksional i skuadrës së tyre, qysh kur e kanë nisur dhe përgatitur ambicien finale të këtij kampionati.

Ribaj

RIBAJ – Më në fund, Apolonia bën një goditje cilësore. Nënshkruan dhe sulmuesi Andi Ribaj, futbollisti që ka aq përvojë me ekipe të ndryshme në Shqipëri, si: Flamurtari, Skënderbeu, Teuta, Vllaznia, Makabi në kampionatin izraelit, por 28-vjeçari është produkt fierak. Rikthimi i tij tek Apoloni ndodh pas 4 sezonesh dhe është një “armë” plus në ofensivën cilësore të Mihos dhe ogur i mbarë për tifozët fierakë.

 

PANORAMA SPORT

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura