Goditje e fortë për presidentin/ Tjetër dorëheqje në qeveri, ja ministrja që la kabinetin

Sep 4, 2018 | 14:05
SHPËRNDAJE

Laura Flessel, ministja e Sporteve te Frances ka njoftuar se do te largohet nga qeveria. Dorëheqja e saj vjen vetëm një javë pasi ministri i mjedisit Nicolas Hulot u largua nga qeveria.

ministrja

Presidenti francez Emmanuel Macron humbi anëtarin e tij të dytë të kabinetit brenda pak kohesh. Ministrja e sporteve Laura Flessel njoftoi se po largohej për arsye personale.

Flessel, një ish kampione olimpike, ndoqi ish-ministrin e mjedisit Nicolas Hulot duke hequr dorë nga qeveria franceze.

Sipas sondazheve të opinionit, të dy renditen midis ministrave më të popullarizuar të Macron-it, të gjitha ndërsa popullariteti i presidentit vazhdon të shenoje ulje të reja.

Por vete ministrja ka deklaruar se do te mbetet ” nje besnike e presidentit dhe e kryeministrit”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura