“Goditja e të fortëve”, reagon Xhafaj: Policia do t’i “nxijë” jetën të gjithë atyre që…

Oct 23, 2018 | 14:53
SHPËRNDAJE

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka reaguar pas finalizimit të megaoperacioneve nga Policia e Shtetit.

Në rrjetet sociale Xhafaj shkruan se të gjithë ata që do bëj “të fortin”, shteti do a nxijë jetën.

“Mjedis mbytës dhe Ndëshkim për ata “Të fortët” e lokaleve, lagjeve & qyteteve tona dhe shantazhuesve të biznesit”, shton Xhafaj ndër të tjera.

xhafakonference

Reagimi i Xhafajt

Shumë shpejt prezantojmë paketën antikrim me masa më të ashpra. Aksione të tjera dhe rezultate konkrete. Kjo është Policia e Shtetit në veprim me Forcën e Ligjit, në shërbim të qytetarëve!

Mjedis mbytës dhe Ndëshkim për ata “Të fortët” e lokaleve, lagjeve & qyteteve tona dhe shantazhuesve të biznesit. Qetësi, rend e siguri për qytetarët, kudo që ata janë. Kush guxon të bëj “të fortin” përball shtetit, Policia do t’i “nxijë” jetën!

“Forca e Ligjit” në veprim, parandalim dhe ndëshkim të veprimtarisë kriminale. Operacioni policor “Ndëshkimi i ‘të fortëve” në kontrollin e territorit rezultate të jashtëzakonshme. Në rreth 30 ditë, mbi 300 persona të arrestuar!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura