Goditja e SPAK/ Vëllai i stilistes së njohur Enada At Nikolla në gjyq për korrupsion në Hipoteka

Jan 27, 2022 | 13:33
SHPËRNDAJE

Gazeta Shqiptare/ SPAK njoftoi sot se ka dërguar në gjykatë 17 punonjës të Agjensisë Shtetërore të Kadastrës për korrupsion.

Vëllai i stilistes së njohur Enada At Nikolla në gjyq për korrupsion në Hipoteka

Pas verifikimit të celularëve, prokurorët thonë se kanë arritur të provojnë se punonjësit e Kadastrës merrnin ryshfet për kryerjen e detyrës, nëpërmjet sekserëve që bënin lidhjen me qytetarët që kishin nevojë të merrnin çertifikatat e pronësisë.

Në krye të listës së të hetuarve, sipas njoftimit të SPAK është Panol At Nikolla, me detyrë Zëvendës/drejtor i Drejtorisë Vendore të ASHK-së Tirana Rurale 2.

Mësohet se ai është vëllai i Enada At Nikollës, një nga stilistet më në trend në Tiranë prej vitesh. Stilistja është e famshme për atelienë e saj, ku vishen një pjesë e mirë e personazheve të njohur të kryeqytetit.

 

VIJON…Lexo me shume ne GazetaShqiptare.al (KLIKO KETU)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura