Goditja e grupit ‘Bajri’, PD akuza të forta: Bushati me porosi të Ramës ka…

Sep 23, 2018 | 16:55
SHPËRNDAJE

Dy ditë pas goditjes së grupit ‘Bajri’ në Shkodër dhe në Tiranë, PD vijon me akuzat ndaj ministrit Bushati dhe kryeministrit Rama.

Kësaj here ka qenë Ervin Salianji, i cili përmes një postimi në FB shkruan se “Ditmir Bushati hesht dhe nuk u përgjigjet pyetjeve të PD për komunikimet e tij me bandën e Bajrëve. E vërteta është se me porosi të Ramës, Bushati ka bashkëpunuar me Bajrët në zgjedhje”.

salianji

“Bushati nuk ju përgjigj 5 pyetjeve që i adresoi Partia Demokratike dje. Bushati dhe Rama janë mekur sepse:
– Bushati me porosi të Ramës i ka takuar me dhjetëra herë para fushatës, gjatë fushatës dhe pas saj për ti kthyer shërbimet grupit të Bajrajve, me emërime, tendera dhe vendosjen e shtetit në shërbim të tyre.
– Gjatë zgjedhjeve elektorale grupi Bajraj është përdorur për të kërcënuar dhe intimiduar votuesit e opozitës
– Rama i ka kërkuar grupit Bajraj nepermjet Ditmir Bushatit që të shtojnë numrin e deputetëve te PS ne Qarkun Shkodër sipas “mënyrës së tyre” dhe në këmbim ju ka ofruar garanci për të drejtuar ata gjithë interesat në Shkodër.
– Bushati ju ka dërguar falenderimet në emër të Ramës pas zgjedhjeve elektorale.
– Komunikimi me Bajrat është i shpeshtë dhe komunikimi i fundit me ta është gjatë muajve të fundit.
Shumë prej qeveritarëve dhe deputetëve të Rames kanë rënë në rrjetën e përgjimeve të partnerëve. Prandaj Edi Rama nuk e pranon vetingun në politikë.”, shkruan Salianji.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura