Goditja e autobusit me gurë, policia arreston autorin 14-vjeçar

Oct 8, 2015 | 9:55
SHPËRNDAJE

Pak orë pas deklaratave të përfaqësuesve të ekipit serb se autobusi i tyre u qëllua me gurë gjatë kohës që ata ishin duke udhëtuar nga aeroporti i Rinasit drejt Tiranës, mësohet se Policia e Shtetit ka identifikuar autorin e kësaj ngjarjeje dhe me pas është mësuar se ai edhe u ndalua.

Autobusi i kombetares serbe ne Tirane
Autobusi i kombetares serbe ne Tirane

Burime nga Policia thonë se është identifikuar autori dhe janë pranë ndalimit të tij. Mësohet se personi i cili qëlloi me gurë autobusin e kombëtares serbe në rrugën e “Durrësit”, pranë “Zogut të Zi”, është një 14-vjeçar me inicialet M.Q.

Pas pretendimeve të ngritura nga pala serbe se autobusi në të cilin ndodhej ekipi kombëtar u qëllua me gurë, Policia e Shtetit nisi verifikimet, ndërsa theksoi në një njoftim të shkurtër për mediat se nuk pati incidente gjatë shoqërimit, por në momentin e ndalimit të autobusit pranë hotelit, u evidentua një e gërvishur e lehtë në krahun e shoferit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura