Goditi për motive të dobëta një të mitur 14 vjeçe, arrestohet një person në Sarandë

Oct 27, 2021 | 12:54
SHPËRNDAJE

emitur-abuzimseksual0dhune

Një 45-vjeçar është arrestuar nga Policia e Sarandës pasi dyshohet se ka dhunuar një 14-vjeçare.

Sipas policisë, në prang aka rënë shtetasi me iniciale H.R. pasi dyshohet se për motive të dobëta ka goditur një shtetase të mitur, 14 vjeçe.

Nuk dihet ende rrethanat e ngjarjes teksa policia po punon për dokumentimin e plotë të saj.

Njoftimi i policisë:

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u ndalua shtetasi H. R., 45 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka goditur një shtetase të mitur 14 vjeçe.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura