Goditi me sëpatë komshiun, arrestohet 41-vjeçari nga Kavaja. Ja çfarë i sekuestroi policia

Apr 1, 2020 | 13:33
SHPËRNDAJE

Policia e Kavajës ka parandaluar pershkallezimin e nje konflikti ne fshatin Kryemëdhenj, Golem duke vene ne pranga një 41-vjeçar. 

arrestim-1-640x425

Shtetasi me iniciale S. M., kishte goditur ne koke komshiun e tij, me te cilin kishte pasur probleme per shkak te pronesise. Fatmiresisht shtetasi T. A., 65 vjeç ndodhet jashte rrezikut per jeten.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit S. M., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar edhe një armë zjarri kallashnikov dhe një krehër me fishekë.

Njoftimi i policise: 

Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon përshkallëzimin e një konflikti të ashpër për motive pronësie, mes dy familjeve, në Golem të Kavajës.

Vihet në pranga 41-vjeçari, pasi goditi me sëpatë komshiun e tij 65-vjeçar, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sekuestrohet arma e krimit (sëpatë) dhe një armë zjarri kallashnikov.

Shërbimet e Policisë Kavajë, pas njoftimit të marrë së në fshatin Kryemëdhenj, Golem, kishte një konflikt të ashpër për motive pronësie, mes dy familjeve dhe se njëri prej personave kishte goditur me sëpatë komshiun e vet, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Falë reagimit në kohë u bë i mundur parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit mes dy familjeve. Shërbimet e Policisë kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin S. M., 41 vjeç, në Golem, Kavajë, i cili sapo ka parë Policinë ka tentuar të largohet, por është kapur dhe arrestuar nga shërbimet e Policisë.

Shtetasi S. M., gjatë konfliktit të ashpër me komshiun e tij, shtetasin T. A., 65 vjeç, e ka goditur këtë të fundit, me sëpatë, në trup, jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit S. M., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar edhe një armë zjarri kallashnikov dhe një krehër me fishekë.

Materialet do t’i kalojnë prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura