Goditet rrjeti i trafikut Shqipëri-Greqi, kapet marijuanë me vlerë 90 mijë Euro

Sep 2, 2015 | 20:15
SHPËRNDAJE

Goditet një grup i trafikut të drogës Shqipëri-Greqi. Policia ka kapur 33 kg e 600 gr marijuanë e cila kishte një vlerë 90 mijë Euro.

Dy automjete qe drejtoheshin nga dy shqiptarë 27 dhe 40 vjeç, kanë kaluar rregullisht kufirin të ngarkuara me drogë. Ato janë kapur në Elefsina dhe nga kontrolli u pa se droga ishte e fshehur në shasinë e automjeteve.

11950976_10204196698227045_1473179611_nTrafikantët ndiqeshin prej kohësh nga policia. Janë sekesutruar gjithashtu edhe 700 Euro dhe 3 celularë.

Nga hetimi rezulton se prej shtatorit 2014, dy trafikantët shkonin në Greqi çdo 15 ditë dhe largoheshin të nesërmen në Shqipëri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura