Zbulohet baza e prostitucionit në Tiranë me balerina prostituta 16-18-vjeç. Klientët i paguanin 100 euro për një orë

May 26, 2015 | 13:25
SHPËRNDAJE

Një bazë prostitucioni u zbulua dje në periferi të Tiranës, ku janë vënë në pranga tre persona. Në këtë bazë dyshohet se shfrytëzoheshin edhe vajza që punonin si balerina në lokale të ndryshme në kryeqytet. Operacioni “Tallava 2015”, mori emrin nga ambienti ku ushtrohej prostitucion.

Foto ilustruese

Policia tha se vuri në pranga edhe njërin nga pronarët e lokalit, shtetasin Ilir Peraj, 46-vjeç, ish–i dënuar për vrasje. Gjatë këtij aksioni, u ndalua edhe një vajzë 16-vjeçare, me inicialet F.Gj., e cila ishte denoncuar nga familja si e humbur, që prej datës 6 maj të këtij viti.

Vajza, ashtu si edhe disa të reja të tjera, ishte punësuar në këtë lokal si balerinë, por shfrytëzohej për prostitucion nga pronarët, Ilir Peraj dhe Anila Morava. “Balerinat” e tallavasë paguheshin 100 euro për një orë, nga klientët që shkonin aty.

Vajzat e shfrytëzuara sipas hetimit, ishin të moshave nga 16 deri në 18 vjeç. Policia tha se është arrestuar edhe një djalë 26- vjeç nga Berati dhe ka nisur procedim penal në gjendje të lirë për një 16-vjeçar me iniciale A.D., të cilët janë 2 prej klientëve që kishin paguar nga 100 euro secili.

PRONARI Shtetasi Ilir Peraj që u arrestua dje ka qenë i dënuar për një vrasje të ndodhur më 26 shkurt të vitit 2011, në tavernën “Miki”. Në këtë lokal, Peraj, bashkë me dy kushërinjtë e tij, vëllezërit Elis dhe Elidon Peraj, kanë vrarë duke goditur me shkopinj bejsbolli, shtetasin Alban Koleci.

Për këtë ngjarje ai u dënua fillimisht autorëve me 8 vjet burg, që me gjykim të shkurtuar i shkoi 5 vjet e 4 muaj. Ndërsa në tetor të vitit 2013, ai përfitoi ulje dënimi dhe Gjykata llogariti se i kishin mbetur edhe 1 vit e 9 muaj burgim për të kryer.

OPERACIONI
Policia e Tiranës njoftoi dje se në kuadër të operacionit “Tallava 2015” u arrestuan në flagrancë shtetasi F. Xhemali (Kuçi), 26 vjeç, Ilir Peraj, 46 vjeç, Anila Morava, 43 vjeç dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi A.D., 16 vjeç. Këta persona akuzohen për “shfrytëzim prostitucioni” dhe “mbajtje të lokaleve për prostitucion”.

Burime nga grupi hetimor thanë se në bazë të informacioneve që Policia e Tiranës posedonte prej një muaji se në një lokal në periferi të Tiranës zhvillohej aktivitet i prostitucionit, i organizuar nga shtetasi Ilir Peraj, kanë ushtruar kontroll dhe kanë konstatuar disa vajza balerina, të cilat kanë qenë të punësuara në mënyrë të paligjshme.

Mes vajzave që punonin aty është gjetur edhe e mitura me inicialet F.GJ., e cila ka qenë shpallur në kërkim si person i larguar nga banesa, në datë 6 maj 2015. “Kjo shtetase është shfrytëzuar për prostitucion në këtë ambient. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Tiranë për hetime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e Policisë së Tiranës

Ja kush është Ilir Peraj

Më 10 prill 2013, u raportua se u arrestua një biznesmen sapo zbriti në Aeroportin e Rinasit, pasi ishte shpallur fajtor për një vrasje në Itali dhe ishte dënuar me 17 vjet burg nga Gjykata e Napolit.

Emri i Ilir Perajt, 43-vjeçarit që edhe në Shqipëri ishte dënuar për vrasje, ishte hedhur menjëherë në sistemin e Interpolit, si person i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe në momentin kur vuloste pasaportën në Rinas, ai është prangosur.

Në përballjen e parë me Policinë shqiptare, Peraj është shprehur se në Itali po gjykohej në gjendje të lirë dhe nuk dinte asgjë për shpalljen e vendimt, për këtë arsye ai ka argumentuar se veprimi i tij nuk mund të quhet arratisje. Pala italiane është lajmëruar menjëherë për arrestimin e tij në Tiranë, por nga ana tjetër Ilir Peraj ka “hesape” pa mbyllur edhe me drejtësinë shqiptare. Me një vendim të datës 7 mars 2012, edhe Gjykata e Tiranës e ka shpallur atë fajtor për vrasje, duke e dënuar me 10 vjet burg.

Por nga ana tjetër në dosjen penale që Peraj ka në Shqipëri, numërohen edhe disa krime të tjera, për të cilat ai është hetuar, madje edhe dënuar. Sipas vendimit të fundit të Gjykatës së Tiranës, Ilir Peraj akuzohet për vrasje me dashje dhe plagosje me dashje.

Ngjarja ka ndodhur më datë 26 shkurt 2011, në tavernën “Miki”, në Tiranë, që ishte në pronësi të 43-vjeçarit. Në këtë lokal, Peraj, bashkë me dy kushërinjtë e tij, vëllezërit Elis dhe Elidon Peraj, kanë vrarë duke goditur me shkopinj bejsbolli, shtetasin Alban Koleci. Ndërsa është plagosur rëndë miku i tij Agostin Gjergji, i cili kishte ndërhyrë për të mbyllur sherrin e autorëve me viktimën. Nuk dihet perse Peraj ishte i lire. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura