Goditet banda shqiptare në Gjermani, si grabitën mijëra euro nga thyerja e ATM-ve

Aug 26, 2018 | 16:57
SHPËRNDAJE

Një grup shqiptaro-kosovar i specializuar në grabitje është goditur nga policia dhe prokuroria e Hagenit në Gjermani.

Siç raporton sot “Wochen kurier”, anëtarët e bandës akuzohen se kanë thyer ATM në hotele, qendra tregtare, diskoteka dhe vende të ngjashme në të gjithë Gjermaninë. Vjedhjet bëheshin gjatë natës, me bandën që vepronte në grupe prej 4 apo 5 personash.

Gjermani-banda

Zanafilla e hetimit vjen pas një ngjarje të ndodhur në mars të vitit 2018 në një hotel në Hagen, ku u grabitën rreth 48,000 euro dhe u shkaktua një dëm material prej rreth 12.000 eurosh.

Hetimet sollën identifikimin e disa të dyshuarve, të cilët i përkasin bandës shqiptaro-kosovare.

Dy të dyshuar nga Kosova, 41 dhe 42 vjeç, u arrestuan të martën në mëngjes, më 21 gusht, nga forcat speciale të policisë në shtëpitë e tyre në Hagen. Një automjet u dyshuar se është përdorur në vepra kriminale u sekuestrua. Në pasditen e së njëjtës ditë, një tjetër i dyshuar, një 39-vjeçar shqiptar i Kosovës, u arrestua në Wuppertal.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura