Goditet banda shqiptare e trafikut të kokainës dhe heroinës në Sardenja, ja shprehjet që përdornin

Nov 26, 2015 | 12:06
SHPËRNDAJE

Policia italiane ka goditur një bandë trafikantësh të kokainës dhe heroinës e cila përbëhej nga shtetas shqiptarë dhe nga Sradenja.

Në operacionin e mëngjesit të djeshëm, u ekzekutuan tetë urdhër arreste me akuzat e trafikut të drogës dhe kanë sekuestruar rreth një kile drogë, një sasi që po të shitej në treg do t’i kishte siguruar bandës rreth 80 mijë euro.

Banda furnizonte me lëndë narkotike verilindjen e ishullit të Sardenjës.

gioia_tauro_il_trucco_dei_trafficanti_la_cocaina_era_nascosta_nella_lana-0-0-415220-372x221

 

Operacioni, u quajt “pica me copa (feta)”, sepse grupi përdorte këtë shprehje për të kamufluar trafikun e drogës së projektuar në detaje.

Sipas hetuesve – të cilët shpjeguan detajet në konferencën për shtyp, u arrestuan Masala Massimiliano dhe partnerja e tij Barbara Azzena, 50 dhe 44 vjeçarë, shqiptari Dashmir Hoxha, 40 vjeç, pronar i një firme pastrimi në Olbia.

Nën arrest shtëpiak janë vënë Alessandro Proietti, 38 vjeçar, Stefano Chianese, 48 dhe një person i tretë 37 vjeçar emri i të cilit nuk dihet. Për dy të dyshuar të tjerë, 39 dhe 43 vjeçarë, janë lënë në arrest shtëpiak.

Hetimet kanë filluar në fillim të vitit 2015 duke ndjekur lëvizjet e disa fytyrave të njohura në botën e drogës.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura