Goditet banda shqiptare e drogës, 20 në pranga. Policë e femra, trafikantë

Dec 20, 2015 | 10:01
SHPËRNDAJE

Policia greke shkatërron një organizatë kriminale shqipare të trafikimit të lëndëve narkotike, e cila fuste në shtetin helen sasi të mëdha droge. Në rrjetin kriminal ishin përfshirë edhe punonjës policie. Truri i bandës ishte një 36 vjeçar shqiptar. Në pranga kanë rënë 20 persona, 10 grekë, 9 shqiptarë dhe një sirian. Mes të arrestuarve janë dhe dy femra, një shqiptare dhe një greke.

1870732-655x356

E gjithë organizata ishte e organizuar në tre nëngrupe. Truri i saj mësohet se ishte një shtetas shqiptar me inicialet K.E 36 vjeç, i cili u arrestua në Maqedoni.

Grupi i parë i drejtuar nga 36-vjeçari ishte aktiv në importimin e drogës në qendrën e paraburgimit në Koridallos.

Grupi i dytë i kryesuar po nga 36-vjeçari, ishte aktiv në importin e drogës nga Turqia dhe Shqipëria dhe shpërndarjen më pas në Athinë dhe në rajone të tjera të tjera të Greqisë dhe në vendet e Evropës Perëndimore.

I treti, me koordinatorë një 33-vjeçar shqiptar dhe një 25 vjeçar grek, ishte aktiv në importin e drogës nga Holanda, Turqia dhe Shqipëria dhe tregtimin e lëndës narkotike në rajonin e Atikës perëndimore.

Mësohet se në pranga ka rënë dhe një punonjës i policisë për dhënie informacioni zyrtar në lidhje me kryerjen e operacioneve policore ndaj bandës.

Në cilësinë e provës materiale policia ka sekuestruar:
1.795 kg kokainë
• 2.085 kg heroinë
• 7.864 kg kanabis
• Laborator për përpunimin e drogës
• dy pistoleta me tre karikatorë
• dy armë
• 91 fishekë
• dy shpata
• një dorezë bronzi
• një shkop prej druri
• 33.615 euro
• 5.100 lekë shqiptare
• katër zinxhirë floriri
• një dollar amerikan
• gjashtë mjete
• një motor
• 61 celularë
• një tabletë
• dy peshore elektronike

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura