Goditet banda e vjedhjeve me armë, vepronte në Dibër, Kosovë, Greqi, Maqedoni

Feb 9, 2016 | 9:24
SHPËRNDAJE

Goditet grupi kriminal që kryente vjedhje me armë në Dibër, Kosovë, Maqedoni dhe Greqi.

policia-620x330Policia e Shtetit njofton se në pranga u vu shtetasi Bledar Roçi 20 vjeç dhe u shpallën në kërkim tre anetarët e tjerë të bandës, L.R 25 vjeç, A.T 25 vjeç, B.H 23 vjeç.

Sipas policisë, të tre këta persona të dënuar disa herë për vepra të ndryshme penale.

Arrestimi i shtetasit Bledar Roçi u bë pas urdhrit të lëshuar nga Prokuroria, në zbatim të vendimit penal nr 18 datë 03.02.2016 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër e cila ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”  si i dyshuar për veprën penale “vjedhje me armë”  kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë”-njofton policia.

Vjedhja ishte regjistruar më datë 11.01.2015, kur Roçi në bashkëpunim me shtetasit L.R ,B.H,dhe A.T, të maskuar kanë tentuar të vjedhin nën kërcënimin e armës banesën e shtetasit N.V.

“Ky grup kriminal dyshohet edhe për disa ngjarje të tjera të rënda të ndodhura në Rrethin e Dibrës dhe Bulqizës ku po punohet për dokumentimin e tyre”, thuhet në njoftimin e policiës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura