Goditet banda e narkotrafikut në Itali, 33 të arrestuar, 9 shqiptarë. Ja emrat. Furnizohej nga Shqipëria dhe Amerika e Jugut (FOTO/VIDEO)

Feb 17, 2015 | 11:50
SHPËRNDAJE

Mediat italiane publikojne emrat e 33 personave te arrestuar ne superoperacionin qe goditi një prej organizatave më të mëdha të narkotrafikut në Itali, e cila furnizohej nga Shqipëria dhe Amerika e Jugut. mes 33 te arrestuarve, 9 jane shqiptare. 

Lajmi i operacionit antidrogë në mediat italiane

Shqiptaret e arrestuar sipas mediave italiane qe i referohen policise jane: 

Gazmend Alliu, 37
 vjeç; 

Zigur Hametaj, 27 vjeç nga Alessandria;

Zamir Oruci, 36 vjeç nga Solbiate; 

Klodjan Paza, 35 vjeç nga Olgiate Comasco (Co); 

Fisnik Smajlaj, 41 vjeç, Shqipëria;

Ilir Ulqinaku, 39 vjeç, Shqipëria;

Arben Zela, 32 vjeç nga Bernalda

Dilaver Hajdini, 33 vjec nga Ferentino (Fr)  

Ledio Hajdini, 24 vjec 

Sipas “La Republica” policia arriti që pas hetimeve 2-vjeçare, të kryera me ndihmën e teknologjive të sofisktikuara dhe të satelitëve, të arrestojë 33 persona, të dyshuar si anëtarë të bandës. 

Mediat italaine shkruajnë se grupi i goditur njihej si “klani i ciganëve” dhe e kishte bazën në Kalabri. Por veprimtaria kriminale e tij ushtrohej në rajone të ndryshme të Italisë. 

Njëkohësisht policia ka konfiskuar disa ton drogë, përfshirë kokainë, heroinë dhe marijuanë. Gjithashtu u gjetën edhe armë të shumta, duke përfshirë edhe disa Kallashnikov. Nëse droga e sekuestruar do të hidhej në treg do të sillte rreth 53 milionë euro fitime.

Operacioni u zhvillua edhe në detin Jon.

Sipas hetuesve sasi të mëdha marijuane dhe heroine silleshin nga Shqipëria me mjete lundruese, ndërsa kokaina mbërrinte nga vendet amerikano-jugore. Gjatë viteve “Klani i Ciganëve” kishte zgjeruar aktivitetin e tij.

Hetuesit thanë se klani kishte qasje në tregjet e Amerikës së Jugut, për kokainë dhe ato të Evropës Lindore, për heroinë dhe marijuanë, për shkak të çmimeve shumë konkurruese për të importuar sasi të mëdha.

Hetimet kanë zbuluar ekzistencën e një rrjeti të dendur të trafikantëve të rrezikshëm të drogës ndërkombëtare, në gjendje për të lëvizur sasi të mëdha të marijuanës nga Shqipëria për në Itali, përmes detit si dhe kokainës dhe heroinës, duke përdorur makinat, të cilat i modifikonin në mënyrë që droga të fshihej mirë.

“Corriere della Sera” shkruan se  “Klani i ciganëve” ishte në krye edhe të trafikut të heroinës nga Shqipëria. Droga trafikohej nga Turqia në Shqipëri dhe më pas mbërrinte në Itali me anë të peshkarexhave. 

Aktiviteti kompleks ka lejuar për të identifikuar të gjitha palët e përfshira, të lidhura kryesisht me “lidhjet e gjakut” si në traditën e Ndrangheta-s, dhe për të identifikuar, mes të tjerash, rolet e ndryshme që kanë luajtur secili prej tyre brenda organizatës kriminale, raporton media italiane, e cila nuk ka publikuar ende identitetin e personave të arrestuar.

Policia ka sekuestruar edhe pasuri të patundshme, aksione, makina luksoze dhe anije me një vlerë totale 1 milion dhe 104 mijë euro.

Lista e te huajve te arrestuar ne kete operacion: Francesco Abbruzzese, 32 vjeç nga Cassano, Luigi Abbruzzese, 25 vjeç nga Cassano, Rocco Anello, 53 vjeç nga Filadelfia (Vibo), Salvatore Castellino, 49 vjeç nga Corigliano, Erminia Cerchiara, 38 vjeç nga Cassano, Danilo Ferraro, 26 vjeç nga Cassano, Antonio Giorgio Florio, 47 vjeç nga Corigliano, Vincenzo Fuscaldo, 62 vjeç nga Altomonte, Sergio Gallia, 32 vjeç nga Bisceglie (Bat), Lucrezia Germinario, 47 vjeç nga Bisceglie, Salvatore Nino Ginese, 42 vjeç nga Corigliano, Ngalaver Hajngani, 33 vjeç nga Ferentino (Fr), Lengao Hajngani, 24 vjeç , Francesco Maiolo, 48 vjeç nga Acquaro, Carmine Alfonso Maiorano, 60 vjeç nga Corigliano, Antonio Malagrinò, 24 vjeç nga Corigliano,  Antonio Pavone, 30 vjeç nga Cassano, Pedro Juan Petrusic, 64 vjeç nga Terranova da Sibari, Francesco Policastri, 48 vjeç nga Schiavonea, Leonardo Policastri, 50 vjeç nga Corigliano, Cosimo Damiano Schiavelli, 28 vjeç nga Corigliano, Giambattista Serio, 38 vjeç nga Policoro, Filippo Solimando, 46 vjeç nga Corigliano, Giacomo Solimando, 50 vjeç nga Tursi (Mt), Massimiliano (Max) Valente, 40 vjeç nga Bisceglie (Bat).

[portfolio_slideshow] 



NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura