Kapet banda e hajdutëve shqiptarë, grabisnin banesat në pak minuta

Feb 9, 2016 | 10:19
SHPËRNDAJE

Katër shtetas shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane mbrëmjen e djeshme, pasi akuzohen për një numër veprash penale, si vjedhje, grabitje banesash, plagosje, shitje droge, etj.

Ata të gjithë jetonin në qytetin e Mantovës dhe emrat e tyre janë: Altin Boduri, 25 vjeç, Denis Mira, 18 vjeç, Fation Lika, 27 vjeç e Denis Hoxha, 34-vjeç.

Sipas mediave italiane, prej nëntorit të vitit 2015 e deri më Janar të 2016 ata kanë grabitur të paktën 6 vila në rrethinat e qytetit të Mantovës e Bergamos.

shqiptaret itali

Ata kryesisht grabisnin para të thata, bizhuteri e objekte floriri dhe më pas i shisnin ato.

Nën hetim janë edhe dy nënshtetas italianë, pasi dyshohet se ishin këta të fundit që shisnin në treg materialet e vjedhura nga banda e shqiptarëve.

E veçanta e tyre ishte se i grabisnin paratë, orenditë e çmuara e florinjtë në disa minuta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura