Goditën njëri-tjetrin me sende të forta/ Në pranga dy vëllezërit, zbulohet motivi që degjeneroi sherrin mes tyre

Nov 26, 2020 | 9:46
SHPËRNDAJE

Dy vëllezër nga Peshtan Bregasi i Fierit kanë përfunduar në prangat e Policisë pasi kanë goditur njëri-tjetrin me sende të forta.

cf

Mësohet se shkak i sherrit mes vëllezërit J. H., 59 vjeç dhe S. H., 61 vjeç janë bërë motivet e pronësisë.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasit J. H., 59 vjeç dhe S. H., 61 vjeç, (vëllezër), banues në Peshtan Bregas, Fier, pasi për motive pronësie kanë goditur njëri tjetrin me sende të forta.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura