Goditën me sende të forta policët bashkiak pasi kishin urdhër për prishjen e avllisë së ndërtuar pa leje, arrestohen 2 të rinjtë

Feb 20, 2020 | 16:57
SHPËRNDAJE

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Lezhë, pasi akuzohen se kanë goditur me sende të forta punonjësit e policisë bashkiake.

Janë arrestuar 22-vjeçari me inicialet A.Ll. dhe vëllai i tij, 26-vjeçari me inicialet po ashtu A.Ll.

pranga12-587x389

Ngjarja ndodhi në Shëngjin, ku punonjësit e policisë kishin urdhër për prishjen e murit rrethues të shtëpisë së tyre, pasi ishte ndërtuar pa leje, dhe gjatë komunikimit me ta rinjtë, 2 djemtë i kanë goditur me mjete të forta policët.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, e kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i plotë i policisë:

Lezhë

Goditën për shkak të detyrës punonjësit e Policisë Bashkiake, vihen në pranga 2 vëllezër.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve: A. Ll., 22 vjeç dhe A. Ll., 26 vjeç, banues në Shëngjin.

Arrestimi i tyre u bë, pasi dy vëllezërit, në bashkëpunim me njeri-tjetrin, kanë goditur me sende të forta duke u shkaktuar dëmtime 2 punonjësve të Policisë Bashkiake

Në Shëngjin, punonjësit e Policisë Bashkiake kanë qenë duke ushtruar detyrën mbi bazën e planit për identifikimin dhe prishjen e mureve që kanë zënë hapësirat publike pa lejen përkatëse dhe gjatë komunikimit me shtetasin Gj. Ll., i ati i dy vëllezërve, i cili ka pretenduar mosprishjen e murit të rrethimit të banesës së tij , 2 djemtë i kanë goditur me mjete të forta.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, e kryer në bashkëpunim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura