Goditën me grushte duke lënë të plagosur 38-vjeçarin, procedohen penalisht dy persona/ Ja çfarë thotë Policia

Jan 18, 2022 | 14:49
SHPËRNDAJE

Dy shtetas, A. B., 29 vjeç dhe B. Sh., 36 vjeç, janë proceduar penalisht për plagosje të lehtë me dashje të kryer në bashkëpunim.

policia

Dyshohet se dy shtetasit e lartpërmendur në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me grushte, për motive të dobëta, shtetasin A. H., 38 vjeç.

NJOFTIMI

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 proceduan penalisht shtetasit A. B., 29 vjeç dhe B. Sh., 36 vjeç, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje” kryer në bashkëpunim, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me grushte, për motive të dobëta, shtetasin A. H., 38 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura