Godet sërish zv/kryeministri turk që ka inat gratë, i drejtohet deputetes: Pusho, si grua që je

Jul 30, 2015 | 11:50
SHPËRNDAJE

Vitin e shkuar ai tha se gratë nuk duhet të qeshin në publik. Por gjatë një tensioni në seancë parlamentare në Turqi, ku do të diskutohej në lidhje me përdorimin e forcave ushtarake ndaj Shtetit Islamik, por edhe ndaj Partisë Popullore Kurde në Irak, zv/kryeministri turk, Buelent Arinc është kritikuar nga mediat perëndimore per shkak te gjuhes me te cilen ai i eshte drejtuar nje deputeteje femer.

Lajmi i publikuar nga mediat turke
Lajmi i publikuar nga mediat turke

Gjatë debatit, deputetja Nursel Aydogan e partisë kurde HDP, kritikoi sulmet e qeverisë mbi pozicionet kurde në Irak.

Kurse Arinc iu përgjigj: “Zonjë, pusho. Ti si grua që je, rri urtë”.

Deputetja dhe partia e saj thonë se këto janë deklarata fyese dhe diskriminuese.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura