EMRI/ Godet me thikë të atin, arrestohet kryeplaku i fshatit. Policia: E goditi…

Jul 18, 2018 | 22:05
SHPËRNDAJE

Policia e Tepelenës ka arrestuar kryeplakun e fshatit Zhapokikë Altion Caca 30 vjeç, pasi ka qëlluar me thikë të atin. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 në banesën e tij në fshat.

policia-tepelene-655x356

Sipas policisë, goditja me thikë ka shkaktuar plagë serioze ndaj të atit tij i cili fatmirësisht i shpëtoi vdekjes dhe ndodhet i shtruar në spitalin e Gjirokastrës, jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se Altion Caca një javë më parë ka qenë i arrestuar pasi nuk denoncoi në polici mbjelljen e disa rrënjëve kanabis nga një banor i fshatit dhe për këtë atij iu dha nga Gjykata e Gjirokastrës masa e arrestit detyrim paraqitje.

Dyshimet e Policisë janë se aktin e tentativës për vrasje ndaj të atit, Caca e ka kryer në kushtet e depresionit.

Njoftimi i policisë

Tenton të vrasë me thikë te atin, arrestohet në flagrancë nga Policia.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Stacionit të Policisë Memaliaj u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– Altjon Caca, 30 vjeç, banues në fshatin Zhapokikë, Memaliaj.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka shkuar në banesën e të atit M.C, 66 vjeç, dhe për motive të dobëta ka tentuar ta vrasë me thikë duke e goditur në kokë dhe trup.

– Në cilësinë e provës materiale u bë sekuestrimi i thikës së përdorur.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme për veprën penale parashikuar nga nenet 79 e 22 të Kodit Penal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura